Vjosa Osmani, në fund të këtij muaji, pritet që të krijoj partinë e re sipas burimeve të portalit Kosova24.
Burimet e portalit Kosova24, bëjnë të ditur se Vjosa Osmani ka komunikuar me shume degë dhe anëtarë të LDK-së, të cilët janë te zhgënjyer me udhëheqesit e kësaj partie dhe të pakënaqur me veprimet e fundit që ka bëre kjo parti.
Partisë së re të Vjosa Osmanit pritet ti bashkohen edhe ish ministi i infrastrukturës Lumir Abdixhiku dhe deputeti aktual i LDK-së, Haxhi Avdyli.
Burimet theksojnë se Vjosa Osmani ka përkrahjen e madhe nga shume nëndegë dhe degë te Lidhjes Demokratike të Kosoves për të krijuar një parti të re dhe te garojë në zgjedhjet e ardhshme, si forcë e re politike në Kosovë.
Në këtë parti pritet të kete figura të njohura politike si: Korab Sejdiu, Ilir Deda, Donika Kadaj-Bujupi(e pakonfirmuar) dhe shumë kryetarë të nëndegëve të LDK-së në gjithë Kosovën.
Mundësi të madhe që në këte parti të aderojnë janë edhe kryetari i Prishtines Shpend Ahmeti dhe ish-nenkryetari e ish-deputeti i VV-së, Dardan Sejdiu.
Discussion about this post