I frikësuar si kurrë më parë, apo si thotë populli “kur dhelprës iu kall bishti tha u kall krejt bota”, për të zbërthyer mesazhin e saj me një emër konkret; Hashim Thaçi.
I ftuar në një televizion në Tiranë presidenti aktual I Kosovës u vu shpesh herë në vështirësi nga pyetjet “ me spec” që gazetari Peka i bëri.
Nuk pritej që një njeri I paditur, injorant të mund të jepte përgjigje të zgjuara, shpesh herë ngatërronte edhe termet duke bërë gafa të tipit “ me gjet dallimin tek dallimet”, dhe një sërë tjera.
Kur gazetari e pyetje për dr.Rugovës se “kur shkoni tek varri i tij sikur ndjeni të lehtësuar pasi nuk mundeni dot me vota, dhe çfarë kishte ai njeri që nuk e mundeni dot?”, presidenti vendit nuk u përgjigj direkt, foli shumë e nuk tha asgjë.
Nga gjuha e trupit u kuptua se nuk u ndje mirë, për më tepër që gazetari tregoi hapur preferencën e tij për Ibrahim Rugovën. Edhe pse fizikisht nuk është mes nesh profili i Ibrahim Rugovës, minimalisht edhe varri i tij ka më shumë peshë dhe vlerë se presidenti i sotëm. Urrejtja ndaj Ibrahim Rugovës nuk mund të fshihet dot nga fytyra e Hashim Thaçit, edhe pse nuk e shpreh publikisht. Si askush tjetër Hashimi e di se kushdo që ka munduar që mbi urrejtjen e dr.
Rugovës të ngritët ka dështuar, andaj nuk ka guxim të pranojë një gjë të tillë. Pas asaj intervistë të ënjtën, më t’u zbardhur e premtja u njoftua për një dalje para gazetarëve të presidentit të Kosovës.
Në daljen e tij u pa një gjendje shumë e keqe emocionale e tij, e gjitha nga frika se mos Gjykata Kushtetuese do të shpall të jashtëligjshëm dekretimin e tij për ë nominuar kandidatin partisë jo fituese për të formuar qeverinë.
Thaçi e di se një vendim i tillë nga Gjykata Kushtetuese është edhe fundi i tij politikë, dhe me gjasë edhe fillimi i përjetimit të ferrit për të gjitha ato që ka bërë. Me daljen e tij presidenti vetëm sa i bërë kërcënim Gjykatës Kushtetuese edhe pse u thirr gjoja në mbrojte të saj. Të gjithë e njohim Hashim Thaçin, njeriu që ka vetëm një frikë; se si të shpëtojë nga larja e mëkateve.
Prandaj, për këtë edhe bën përpjeke për marrëveshje me Serbinë për të shpëtuar nga të gjitha akuzat ndaj tij. Ky njeri, nëse gjërat nuk shkojnë në favor të tij ka mundësi edhe të bëjë vetëvrasje apo të përfundoj në ndonjë qendër psikiatrike. Po luhet fundi i tij, si asnjëherë më parë Thaçi po e ndjen se fundi i tij nuk është larg.
Discussion about this post