Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar 212 pacientë të infektuar me COVID-19.
SHSKUK ka njoftuar se me oksigjeno-terapi janë 144 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 20 të tjerë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 71 pacientë
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 17 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 7 pacientë
Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 12 pacientë
Spitali i Prizrenit, 17 pacientë
Spitali i Pejës, 19 pacientë
Spitali i Gjilanit, 22 pacientë
Spitali i Gjakovës, 24 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 12 pacientë
Spitali i Ferizajt, 10 pacientë
Discussion about this post