Dy qytetarët kosovarë, Esat Muçolli dhe Dervish Maliqi, të cilët u arrestuan të martën nga Policia e Serbisë në Pikë-kalimin kufitar në Merdar, tashmë janë liruar, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i Dervish Maliqit, Labinoti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Drejtesia triumfoj”, shkroi ai në fotografinë ku shihet bashkë me Muçollin dhe vëllain e tij.
Drejtesia triumfoj 🤲🤲 👏👏
Posted by
Labinot Maliqi
on
Thursday, June 15, 2023