Deputeti i partisë në pushtet Fatmir Humolli nga dita e nesërme pritet të largohet përfundimisht nga Grupi Parlamentar i deputetëtve të Vetëvendosjes dhe do të funksionoj si deputet i pavarur.
Lajmin për Gazetën10 e ka konfirmuar vetë deputeti Humolli i cili e ka quajtur qeverisje të dështuar, qeverinë Kurti.
Një paralajmërim të tillë, Humolli thotë se e ka bërë ditë më parë.
“Nga nesër do të largohem nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes. Kjo është qeverisje e dështuar. Vetëm një gjë mund të më ndalë. Vetëm riformatimi i qeverisë mund të më ndalë nga largimi i VV-së.”, tha deputeti Humolli.
I pyetur nëse lajmin për largimin e tij, ia konfirmuar kryetarit të partisë, njëherësh kryeministrit, Albin Kurti, Humolli tha se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Por, që sipas tij diskutimet me Kurtin ishin bërë para se ai të futet në listën e deputetëve të VV-së.
“Me kryeministrin Kurti kam diskutu kur kam hy në Listën e VV-së, ai nuk iu ka përbajtë kushteve të mija. S’kem çka me diskutu, derisa nuk është i gatshëm me ndryshu”, deklaroi Humolli.