Yevgeny Prigozhin ka pohuar se së bashku me trupat e tij ka arritur në Rostov-on-Don.
Në pamjet e publikuara në mediat sociale, shefi i grupit mercenar rus, Wagner duket se gjendet në qendër të qytetit rus.
E vendosur në Rusinë jugore, ajo është shtëpia e selisë ushtarake ruse që mbikëqyr luftimet në Ukrainë, raporton skynews.
Banorëve të rajonit të Rostovit në kufi me Ukrainën u është thënë të qëndrojnë brenda sepse forcat e sigurisë po veprojnë në zonë.
Prigozhin është zotuar të largojë udhëheqjen e ushtrisë ruse ndërsa ia ka mësy Moskës pas largimit nga Ukraina.
Ndryshe, Wagner kishin luftuar në Ukrainë së bashku me ushtrinë ruse, por që në mungesë të armëve, janë larguar nga fronti i luftës në shtetin ukrainas.
⚡#Prigozhin at the headquarters of the Southern Military District sets conditions for the leadership of the Ministry of Defense. pic.twitter.com/ZeRObBZCIo
— NEXTA (@nexta_tv) June 24, 2023