Covid19 mori edhe një jetë dje në Kosovë. Personi i cili ndërroi jetë është një 53 vjeçar nga Rahoveci.
Ai nga dita e premte ishte duke u trajtuar në mjekimin intensiv. Ky është personi i 36 që vdiq nga Covid-19 në Kosovë që nga fillimi i pandemisë.
Krahas kësaj shifre, edhe numri i pacientëve që po kërkojnë trajtim në Klinikën Infektive është rritur dukshëm, Klan Kosova.
Madje Klinika Infektive sipas drejtueses Lindita Ajazaj ka filluar të mbingarkohet, dhe është rritur fluksi i personave të cilët po kërkojnë ndihmë tek ambulanca për koronavirus.
Discussion about this post