Nga 21 raste të reja me koronavirus, sa janë konfirmuar sonte në Kosovë, 14 janë zyrtarë policorë, shkruan Gazeta Sinjali.
Prej tyre 12 vijnë nga Komuna e Prizrenit, kurse dy të tjerë nga ajo e Suharekës.
Se janë 12 policë të infektuar me COVID-19 nga Komuna e Prizrenit, për Gazetën Sinjali, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Mund të ju konfirmoj se 12 zyrtarë të Policisë së Kosovës janë infektuar me koronavirus”, tha ai.
Kurse, për dy zyrtarët nga Komuna e Suharekës, lajmin për Gazetën Sinjali e konfirmoi kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj i cili tha se të dy janë raste kontakti me rastet e reja në Prizren./Gazeta Sinjali/
Discussion about this post