Ministria e Shëndetësisë e Kazakistanit ka njoftuar të dielën se 164 persona janë vrarë në protestat që e përfshinë vendin javën e kaluar, raporton agjencia AP.
Shifrat janë bërë të ditura në kanalin “Khabar-24”, dhe janë dukshëm më të larta se nga ato që ishin paraqitur më herët.
Nuk është e qartë nëse vdekjet i referohen vetëm civilëve apo nëse janë përfshirë edhe policët. Autoritetet kazake më herët të dielën kanë thënë se 16 policë apo anëtarë të gardës kombëtare kanë humbur jetën. Ndërsa autoritetet më herët kishin raportuar për vdekjen e 26 protestuesve.
Shumica e vdekjeve, që janë raportuar nga Ministria e Shëndetësisë, janë nga qyteti më i madh kazak Almaty. Janë raportuar 103 vdekje atje.
Ndërkohë Ministria ka treguar se janë lënduar mbi 2200 persona në protestat, ndërsa Ministria e Brendshme ka thënë se rreth 1300 janë anëtarë të forcave të rendit.
Discussion about this post