Edhe 58 raste të reja iu shtuan listës së të infektuarve me koronavirus në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.
IKSHPK ka njoftuar se rastet e reja me Covid-19 vijnë nga shtatë komuna të Kosovës, e që ndër më të prekurat edhe gjatë kësaj dite vazhdon të jetë ajo e Vushtrrisë bashkë me komunën e Prishtinës.
“Rastet pozitive janë nga: komuna e Vushtrrisë 18 raste (sipas vendbanimit: 11 raste Stanovc i epërm, 4 raste Vushtrri, 1 rast Gllavotin, 1 rast Maxhunaj dhe 1 rast Dumnicë e poshtme), komuna e Prishtinës 18 raste (sipas vendbanimit: 18 raste Prishtinë), komuna e Istogut 11 raste (sipas vendbanimit: 11 raste Shushicë), komuna e Rahovecit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Fushë Kosovë, Skifteraj-Viti dhe Pejë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së.
Tutje bëhet e ditur se edhe shtatë persona të tjerë janë shëruar, duke çuar kështu në 928 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.
Discussion about this post