|IKSHPK ka konfirmuar sot 129 raste të reja me Covid-19 në Kosovë. Ky njëherësh është edhe numri më i madh i konfirmuar për një ditë në Kosovë.
Në Kosovë janë 1615 raste gjithsej të konfirmuara me virusin Covid-19, ndërkohë që 963 persona janë shëruar deri më tani.
Deri më tani 33 persona kanë humbur jetën pasi janë prekur me koronavirus. IKSHPK ka bërë të ditur se personat që kanë ndërruar jetë kanë pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.
Vetëm në katër ditët e fundit janë konfirmuar 265 raste me Covid-19. Ndërkohë 619 raste aktive me Covid-19 janë në gjithë Kosovën. Prej komunave me më së shumti raste aktive është Vushtrria me afër 200, ndërsa Prishtina është e dyta. /Express/
Discussion about this post