Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ja ka bërë të qartë partnerit të koalicionit qeverisës, LDK-së se nëse partia e tij mbetet pa vendimmarrje në institucione, pra nuk mbështetet për president, vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.
Ai në TV Dukagjini ka thënë se nuk mbështet një president nga PDK nëse i kërkohet kjo gjë.
“Ne (AAK) do të sillemi në bazë të bindjes tonë, pse me përkrah marrëveshje. Bie edhe qeveria, çka me bo. Me versionin që ne me mbet pa vendimmarrje ose me shku në zgjedhje, ne jemi të hapur për zgjedhje, demokraci janë”, ka thënë Haradinaj. /Reporteri.net/.
Discussion about this post