Numri i rasteve me Covid-19 ka rënë pak në ditët e fundit në Kosovës, derisa numri i vdekjeve po vazhdon të rritet, vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar 13 viktima nga koronavirusi.
Aktualisht numri i vdekjeve në vendin tonë ka shkuar në 480. Derisa tashmë janë edhe 3 mijë e 410 raste aktive me Covid-19.
Numri total i rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë është 12 mijë 547 raste nga 47 mijë 761 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 152 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8 mijë e 657 raste.
Një ndër komunat me të prekura nga ky virus po vazhdon të mbetet Prishtina. /Lajmi.net/
Discussion about this post