Kryetari i AAK’së Ramush Haradinaj i ka kërkuar kryeministrit Avdullah Hoti që në dialogun me Serbinë t’i ketë në ekip Selim Selimin dhe Meliza Stublla-Haradinajn, ministra aktual në qeveri. Sipas Haradinajt, të dy këta i kanë kualifikimet e duhura dhe Hoti do të mund të kishte nevojë për ndihmën e tyre.
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj thotë se diskutimet në Bruksel nuk janë të lehta dhe Kosova duhet të shkojë e përgatitur. Sipas tij, Ministri i Drejtësisë dhe Ministrja e Punëve të Brendshme janë të duhurit për të qenë pjesë e këtyre bisedimeve.
“Kosova duhet me bo kujdes, nuk janë diskutime të lehta”, thotë Haradinaj.
“Më mirë është me pas dikë që të thotë: Kryeministër një sekond …shiko se kjo mundet me të dalë keq më vonë’, tha Haradinaj.
“Mirë është më pas Selimin për dialog edhe atë ju siguroj sepse e di pse po flas sepse është materie njeri, është jurist vetë, ka studiuar në Duke University, ka qenë pjesë e bisedës…mirë është me pas Melizën se është Oxford …Meliza ka mund me qenë e cilësdo parti por është bukur zor me gjet në kuadër të qeverisë njerëz me këto kualifikime edhe me dëshirën me punuar”, tha i pari i AAK’së.
Ai shtoi se lidhur me takimin e fundit në mes të Hotit dhe kryeministrit serb është i njoftuar, por jo nga shefi i ekzekutivit kosovar.
“Unë nuk jam njeri i pa informuar, kam burimet e mija të informimit, marrë informata shumë. Di edhe sekuenca të takimit Vuçiq-Hoti… por jo prej kryeministrit tonë. Sot ja përmenda do sekuenca të takimit me i tregu se çdo detaj të takimit e di Nuk jam pa informata, nuk jam pa njerëz”, tha Haradinaj në RTV Dukagjini.
Por ai thotë të mos ketë vërejtje për Hotin sa i përket paraqitjes në këtë takim.
Discussion about this post