Mynafir Beshiri është mjeku që ka vdekur sot nga koronavirusi në Kosovë.Lajmin e konfirmoi Oda e Mjekëve të Kosovës.
“Humb betejën me koronavirusin mjeku nga Dragashi. Ndahet nga jeta Dr. Mynafir Beshiri. Dr. Beshiri i ka shërbyer shëndetësisë primare në QKMF Dragash. Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, njofton OMK.
Ka ngushëlluar edhe kryeministri Avdullah Hoti.“Sot ka ndërruar jetë aktivisti ynë i nderuar, dr. Mynafir Beshiri. Krahas punës së tij profesionale si mjek, ai ka qenë për më shumë se 30 vite aktivist e funksionar i Degës së LDK-së në Dragash. Me këtë rast, shpreh ngushëllimet e mia familjes së doktorit, kryetarit të degës në Dragash dhe gjithë miqve të tij”, shkroi Hoti.Më 20 gusht u ndezën qirinj për t’i nderuar profesionistët shëndetësorë që vdiqën nga COVID-19. Ndërkohë, mbi 1200 punëtorë shëndetësorë janë infektuar me koronavirus e 8 mjekë, përfshirë Beshirin, vdiqën.
Discussion about this post