Hoxhë Fatmir Latifaj nga Mitrovica, i njohur për pajtimet që kryen njerëzve anë e kënd Kosovës, ka kryer sot pajtimin e radhës, shkruan Mitropoli.
Sot, në ditën e Ashures, ditë e veçantë në kalendarin Islam, hoxha nga Mitrovica ka pajtuar një çift të ndarë pas plot 17 vitesh ndarje.
“Me datën 29.08.’20 në ditën e fitores së Musaut alejhisselam kundrejt Firaonit simboli i zullumit dhe tiranisë arrita t’i pajtoj&bashkoj çiftin bashkëshortorë pas 17 vitesh ndarje… Vërtet emocionet dhe lotët n’a vërshuan kur fëmijët i përqafuan prindërit e ndarë padrejtësishtë…”, ka shkruar hoxha nga Mitrovica.
Pajtimi i radhës!Sot me ndihmen e Allahut me 10 Muharrem 1442hMe datën 29.08.'20 në ditën e fitores së Musaut…
Posted by Hoxhë Fatmir Latifaj on Saturday, 29 August 2020
Discussion about this post