Glauk Konjufca e Mefail Bajqinovci nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk po përfillin ligjet e Republikës së Kosovës.
Deputeti Mefail Bajqinovci, ka postuar në Facebook një fotografi të dy zyrtarëve të VV-së ku shihen se janë në fshatin Kërpimeh të komunës së Podujeves, shkruan Reporteri.net.
Por ajo që vërehet në fotografi, është vendosja e maskës gabimisht.
Ish-ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, maskën e ka vendosur në mjekër e jo sipas rekomandimeve që me të të mbulohen goja dhe hunda si masë parandaluese për të marrë infeksionin.
Ndërsa edhe më keq e ka vendosur deputeti Bajqinovci, i cili maskën po e mban në bërryl të dorës.
Në mbledhjen e 13 korrikut të Qeverisë së Kosovës, u mor vendim që mbajtja e maskave mbrojtëse të jetë obligative për qytetarët e Kosovës.
Ndërsa ditë më parë hyri në fuqi edhe ligji i cili parasheh se të gjithë personat që nuk mbajnë maskë, dënohen me 35 euro.
“Personi fizik i cili nuk respekton vendimin e Organit Kompetent për mbajtjen e maskës, dënohet me gjobë prej tridhjetepesë (35) euro”, thuhet në nenin 24, pika 5 të këtij Ligji./Reporteri.net/
Discussion about this post