Kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë se qytetarët dhe bizneset do të përfitojnë nga projektligji prej 470 milionë eurosh.
“Këto mjete, së bashku me fondin prej 365 milionë euro për rimëkëmbje ekonomike që është pjesë e buxhetit për 2020 tanimë të miratuar, do të lehtësojë dukshëm pasojat e pandemisë për qytetarë dhe biznese”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Postimi i plotë:
Përfitimet për qytetarë dhe biznese nga projekt-ligji për rimëkëmbje ekonomike janë rreth 470 milionë euro.
Në analizën që Ministria e Financave i ka bërë këtij projekt-ligji, që është në pritje për miratim në Kuvendin e Kosovës, rezulton se përfitimet për qytetarë dhe biznese sivjet dhe vitin e ardhshëm janë rreth 470 milionë euro. Ky vlerësim i efekteve ekonomike dhe sociale është nxjerrë duke analizuar secilin nen të projekt-ligjit.
Këto mjete, së bashku me fondin prej 365 milionë euro për rimëkëmbje ekonomike që është pjesë e buxhetit për 2020 tanimë të miratuar, do të lehtësojë dukshëm pasojat e pandemisë për qytetarë dhe biznese.
Është tepër me rëndësi që në seancën e parë në sesionin vjeshtor të Kuvendit të miratohet ky projekt-ligj.
Discussion about this post