Ndërtesa më e shëmtuar në të gjithë Europën është konsideruar Biblioteka Kombëtare e Kosovës, nga një turist i huaj që e ka realizuar një storie në Prishtinë, shkruan Gazeta Metro.
Një person i quajtur Tal, i cili udhëton nëpër të gjithë botën, ka ardhur edhe në Kosovë ku ka realizuar një video në kryeqytet, pra në Prishtinë.
“TheTravelingClatt”, quhet kanali i personit që publikon video në YouTube, ku edhe ka publikuar videon nga Kosova.
Sipas tij ndërtesa më e shëmtuar në të gjithë Europën, gjendet në Prishtinë dhe ajo është Biblioteka Kombëtare.
Megjithatë ai shprehet i habitur me bukuritë e tjera të qytetit dhe thotë se është dashuruar me të.
Discussion about this post