Deputeti Enver Haliti nga rradhët e Vetëvendosjes tha se, kjo qeveri nuk ka legjitimitet e po vazhdon takime pa sjellur platformë në kuvend.Sipas tij qeveria u nis për takime të nivelit me mundësi të pjesëmarrjes së presidentit të SHBA, pa platformë e me delegacion pa bekimin e kuvendit, e sipas tij do duhej një delegacion i votuar në kuvend me 80 vota.
Ai tha se një qeveri jo legjitime nuk mund ta përfaqësojë Kosovën, e sipas tij kryeministri është kukull e presidentit Thaçi.E deputetja e LDK, Vlora Limani tha se kryeministri nuk po i ikë përgjegjësisë.Sipas saj kryeministri nuk është kukull sepse po e udhëheq vet delegacionin e Kosovës në dialog.
Ajo shtoi se Kurti e vendosi Kosovën në pozitë që me zgjedhë mes BE-së dhe SHBA-së, madje sipas saj ai terroizoi opinionin me idenë e thikave mbi harta në Washington e që po del se nuk është ashtu.
E deputeti Haliti tha se nuk pajtohet me kolegen e saj, sepse presidenti Thaçi ishte ai që thoshte se BE-në duhet larguar e ti themi po Washinngtoni, kurse Kurti u thoshte po të dyjave edhe Brukeslit edhe Washingtonit.Sipas tij Kurti asnjëherë nuk i prishi marrëdhëniet me SHBA, kjo u fabrikua sipas tij nga LDK.E deklarimi i Kurtit për thika mbi harta siaps tij nuk e kishte për Washingtonin por pë Thaçin e Vuçiqin, sepse ata tentuan të ndryshojnë kufijtë.Haliti tha se në bisedimet e 4 shtatorit kurr nuk u tha se do të jenë bisedime politike por ekonomike.Sipas tij kryeministri nuk është i përgaditur për këtë takim sepse nuk e di as agjendëne këtij takimi.
Discussion about this post