“Hegjemonizmi serb ka marrë hov me zgjedhjet në Mal të Zi. Do të marrë disa javë formimi i qeverisë, por ne fare nuk jemi optimist për zgjedhjet në të cilat është përfshirë aktivisht Beogradi dhe Kisha Ortodokse Serbe”.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbajtur sot një konferencë për media ku i ka komentuar edhe bisedimet që janë duke u zhvilluar në Uashington ndërmjet delegacionit kosovar dhe atij serb.
Kurti ka thënë se është gabim nëse pala kosovare i shpall dashuri të njëanshme dhe besim absolut ndërmjetësit Richard Grenell.
Sipas tij, Grenellit po i ngutet dhe kur atij i ngutet, ai bën trysni mbi palën më të dobët.
“Ndërmjetësi në çdo negociatë konsideron se pala është racionale dhe mbron interesat nacionale. Ndërmjetësi do marrëveshje, aq më tepër Grenell që i ngutet, e kur i ngutet ai bën trysni në palën më të dobët”.
“Është gabim t’i shpallësh dashuri të njëanshme dhe besim absolut ndërmjetësit. Andaj ky lloj dorëzimi bëhet në kurriz të këtyre rezultateve të bisedimeve. Ndërmjetësi nuk mund të të mbrojë ty më mirë sesa që e bën këtë me vetveten”.
Kurti ka folur edhe për dialogun në Bruksel që pritet të zhvillohet me 7 shtator. Ai ka thënë se atje mund të jetë edhe një negociator që mund të jetë teknik.
“Kur garoi herën e fundit, nuk fitoi për deputet”.
“Hegjemonizmi serb ka marrë hov me zgjedhjet në Mal të Zi. Do të marrë disa javë formimi i qeverisë, por ne fare nuk jemi optimist për zgjedhjet në të cilat është përfshirë aktivisht Beogradi dhe Kisha Ortodokse Serbe”.
“Ky hov duhet të na tërheqë vëmendjen më tepër sesa çfarë do të bëjë ky apo ai politikan”.
“Po përsëriten këto situata sepse dirigjuesi në prapavi është i njëjti, andaj ne duam të tërheqim vëmendjen e BE-së dhe NATO-s se ka një hov të hegjemonizmit serb dhe imperializmit rus”
Discussion about this post