Ministrja e Jashtme Meliza Haradinaj-Stublla është lenë jashtë ekipit kosovarë të drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, që takoi delegacionin serb të udhëhequr nga Presidenti Aleksandër Vuciq, me ndërmjetësimin e Shtëpisë së Bardhë në Washington.
Në fotografitë që janë shpërndarë nga Washingtoni, shihet se ekipi kosovarë është përfaqësuar nga Kryeministri Avdullah Hoti si drejtues i delegacionit, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja Albulena Balaj, koordinatori për Dialog Skender Hyseni, dhe Ministri i Drejtësisë Selim Selimi.
Jashtë tryezës së takimit me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë është lënë kryediplomatja kosovare Meliza Haradinaj-Stublla edhe pse bashkë me pjesën tjetër të ekipit ajo ka udhëtuar tre ditë më parë në SHBA, shkruan Reporteri.net.
“Very good round of discussions this afternoon with the leaders of #Serbia and #Kosovo. They made real progress today. Thanks to @DFCgov, @MCCgov, and @EximBankUS for joining. #EconomicNormalization means jobs for young people. Talks continue tomorrow!” – NSA Robert O’Brien pic.twitter.com/7usHrh2w2N
— NSC (@WHNSC) September 3, 2020
Njëjtë sikur ajo, vend në të njëjtën tryezë nuk ka patur as për zëvendëskryeministrin tjetër të Kosovës, Driton Selmanaj dhe Ministrin e Infrastrukturës Arban Abrashin, të cilët gjithashtu ndodhen në Washington, shkruan Reporteri.net.
Në Shtëpinë e Bardhë në Uashington të u zhvillua takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë, Avdullah Hoti dhe Aleksandar Vuçiq, lidhur me bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.
Nikoqirë të takimit janë këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien, si dhe i dërguari i Posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
“The leaders of #Serbia and #Kosovo are already making progress. Our conversations this morning centered on bolstering economic ties and #EconomicNormalization. Looking forward to further discussion this afternoon.” – NSA Robert O’Brien pic.twitter.com/IiinYFzK2n
— NSC (@WHNSC) September 3, 2020
Para fillimit të bisedimeve të enjten, Grenell ka thënë se populli i Kosovës dhe ai i Serbisë meritojnë normalizimin ekonomik dhe mundësinë për të krijuar një ekonomi gjallëruese.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, para takimit në Shtëpinë e Bardhë të enjten, ka deklaruar se asnjë diskutim tjetër nuk bëhet me Serbinë, përveç se për njohje reciproke.
Ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se pala serbe do të bëjë çmos për të arritur një kompromis për çështje të rëndësishme ekonomike.
Ky është takimi i dytë i thirrur nga Uashingtoni. Një takim i planifikuar më 27 qershor, ishte anuluar pak ditë para mbajtjes, meqë Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë kishte deklaruar se ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ishte i ftuar në takimin e Uashingtonit.
Në fillim të këtij viti, Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell kanë nënshkruar marrëveshjet apo letrat e interesit për linjën ajrore, atë hekurudhore dhe për autostrada ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, por të cilat ende nuk kanë nisur së zbatuari.
Ky pajtim mes Kosovës dhe Serbisë është arritur në kohën kur dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian ishte pezulluar për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës doganore 100 për qind për produktet më origjinë nga Serbia.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë rinisi në Bruksel më 16 korrik.
Në takimet e zhvilluara së fundi në Bruksel, është diskutuar për të zhvendosurit, të pagjeturit dhe bashkëpunimin ekonomik.
Discussion about this post