Albin Kurti i Vetëvendosjes ka kritikuar ashpër delegacionin Kosovar në ShBA. Ai ka thënë se s’mund të ketë marrëveshje ekonomike me Serbinë.
“Nuk mund të ketë marrëveshje ekonomike me Serbinë sepse cdo marrëveshje me Serbinë është politike. Nuk ka fare transparencë për këtë agjendë në ShBA. Pala kosovare nuk ka kredibilitet, përgatitje e as agjendë. Këta të delegacionit s’mund t’i quash as tradhëtarë sepse zotëri Hoti apo zotëri Koti, mund t’i tradhëtojë vec 25 mijë votuesit e tij”, ka thënë ai.
Discussion about this post