Në shenjë nderimi për të burgosurit shqiptarë të vrarë para 21 vjetësh, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të vizitojë Burgun e Dubravës në Komunën e Istogut.
Siç njofton Presidenca, vizita do të mbahet sot nga ora 10:30.Kujtojmë se dje Thaçi duke e kujtuar këtë masakër ka shkruar se edhe sot e kësaj dite ende nuk kanë dalur para drejtësisë vendore ose ndërkombëtare autorët e krimeve.
21 vjet më parë, brenda burgut të Dubravës u vranë 160 të burgosur shqiptarë dhe u plagosën më shumë se 300 të tjerë.Kjo masakër zgjati disa ditë, përkatësisht nga 19 deri më 24 maj 1999.
Discussion about this post