Pas konfirmimit për tërheqjen e AAK-së nga Qeveria Hoti, është përmendur mundësia që në vend të saj, pjesë e Qeverisë të bëhet Partia Demokratike e Kosovës, shkruan Gazeta Blic.
Mirëpo një gjë e tillë është mohuar nga një burim i Gazetës Blic brenda PDK-së.Në kushte anonimiteti, ai i ka thënë GazetësBlic, që PDK preferon që vendi të shkojë në zgjedhje.
“Ne si PdK nuk hyjmë në qeveri dhe në rast të rrëzimit të kësaj qeverie, vendi shkon në zgjedhje”, i ka thënë GazetësBlic ky burim.
Discussion about this post