Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se Hoti dhe delegacioni i tij i paligjshëm ia sollën Kosovës dëmet e radhës.
Ajo tha se ata hoqën dorë nga pavarësia e Kosovës e na sollën marrëveshje të dëmshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën, shkruan Indeksonline.
“Ujmanin e ndanë me Serbinë, hoqën dorë nga anëtarësimi i Kosovës në Organizata ndërkombëtare, pranuan anëtarësimin në Mini-shengenin ballkanik e dalje Serbisë në Detin Adriatik.
Marrëveshjet e dëmshme nuk mund të jetësohen!”.
Discussion about this post