Emisioni “Indoks”, ka realizuar një dokumentar mbi vdekjen e dëshmitarit në rastin e Astrit Deharit, Naser Makolli.Në këtë dokumentar, familjarët e Makollit, kanë rrëfyer disa gjëra të pathëna për të, disa ditë para se ai të vdiste.
Ata kanë akuzuar zyrtarët e institucioneve në atë kohë, se qëllimisht nuk i kanë dhënë ndihmë mjekësore familjarit të tyre, për shkak se ai ka qenë shok i dhomës së ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.
Familjarët kanë rrëfyer edhe se si Naser Makolli u kishtë rrëfyer atyre pak kohë para vdekjes për mënyrën se si ka humbur jetën në burg Astrit Dehari.
Discussion about this post