Emisari Special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka qenë i ashpër me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, për reagimin e saj për marrëveshjen e arritur dje në Washington, shkruan Gazeta Metro.
Kryeparlamentarja Osmani në postimin e saj ka shkruar se Kosova nuk përfitoi ato çfarë është dashur, përfshirë edhe njohjen reciproke me Serbinë.
E Emisari Special për dialogun Kosovë-Serbi, Grenell si dukët është revoltuar nga kjo çfarë ka shkruar Osmanit, i cili i është përgjigjur duke i thënë se marrëveshja ishte për bashkëpunim ekonomik, dhe është një hap i jashtëzakonshëm.
“Është hap enorm. Për ju që tani të ankoheni se s’keni marrë më shumë është e çuditshme pasi që ju s’keni ngritur asnjë shqetësim të vetëm e as nuk keni dhënë asnjë ide të vetme., ka shkruar Grenell.
Tutje, Grenell ka vazhduar duke thënë se me simbolikë nuk mund të paguhen shpenzimet e përditshme, qiraja e ushqimi.
“Marrëveshja ishte për njohje ekonomike. Është hap enorm. Për ju që tani të ankoheni se s’keni marrë më shumë është e çuditshme pasi që ju s’keni ngritur asnjë shqetësim të vetëm e as nuk keni dhënë asnjë ide të vetme. Na duhen politikanë që bëjnë më shumë se që vetëm të ankohen. Kjo është për punët, jo vetëm simbolikë. S’mund të paguani as qiratë e as të ushqeni familjet tuaja me simbolikë. Studimi i fizibilitetit për liqenin është që të dihet saktësisht se si mund të përdoret e çfarë vende pune mund të krijohen. Të sugjerosh se kjo hap çështje të tjera është politikë e pakuptimtë. Ky studim është për të krijuar punë”, ka shkruar ai në Twitter duke iu përgjigjur direkt Osmanit../gazetametro.net
Discussion about this post