Kosova ka marrë njohje nga Izraeli pas marrëveshjes me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington D.C. pjesë e kësaj marrëveshje ishte edhe hapja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem. Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, është kategorikisht kundër këtij vendimi.
“Kosova nuk duhet ta hapë ambasadën në Jerusalem!”, thotë ai në një status në Facebook.
“Udhëheqës të ndryshëm politik në Kosovë shpeshherë kanë marrë vendime që janë kundër luftës dhe angazhimit të vet popullit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Një ndër këto shumë vendime është edhe vendimi i kryeministrit Hoti që ta hapë ambasadën e Kosovës në Jerusalem. Ky vendim i Kosovës për hapjen e ambasadës në Jerusalem është goditje për popullin e shtypur palestinez, është kundër ligjeve ndërkombëtare dhe kundër shumë rezolutave të votuara në OKB të cilat kanë kundërshtuar invazionin e regjimit izraelit në tokat palestineze.”, shton ai.
“Populli i Kosovës kurrë nuk e ka mbështetur shtypjen, vrasjen dhe përsekutimin e popujve të ndryshëm. Populli i Kosovës dhe populli palestinez ndajnë një histori të përbashkët. Të dy popujt kanë qenë të shtypur, vrarë dhe përsekutuar nga dy regjime të ndryshme, nga regjimi i Serbisë dhe ai i Izraelit. ZOTI deshti që populli i Kosovës me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare ta fitoi lirinë dhe pavarësinë. Tani nuk është e drejtë dhe e moralshme që politika kosovare të merr vendime kundër popullit të shtypur palestinez. Populli palestinez historikisht e ka mbështetur popullin e Kosovës në angazhimin dhe sakrificën për liri dhe pavarësi. Një fjali e urtë thotë ”mos ia bë atë dikujt nëse nuk ia dëshiron vetes”.”, përfundon Kelmendi.
Hapja e ambasadës në Jerusalem vjen pas vendimit të presidentit të SHBA’së, Donald Trump, një vit më parë që ta njeh këtë qytet si kryeqytetin e Izraelit, e që më parë ishte Tel Avivi. /Express/
Kosova nuk duhet ta hapë ambasadën në Jerusalem! Udhëheqës të ndryshëm politik në Kosovë shpeshherë kanë marrë vendime…
Posted by Gëzim Kelmendi on Sunday, 6 September 2020
Discussion about this post