Gazetari Berat Buzhala, ka thurur lavde për kryeministrin Avdullah Hoti.
Ai ka vlerësuar paraqitjen e Hotit në Uashington, ku u nënshkrua marrëveshja me Serbinë, duke thënë se kryeministri e menaxhoi situatën në mënyrë mbresëlënëse.
Sipas Buzhalës, Hoti nuk është hajn dhe nuk e çon Kosovën në luftë me aleatët. Krejt çka i duhet atij, vlerëson Buzhala, është një koalicion stabil, pa shantazhues.
Reagimi i plotë i Buzhalës në Facebook:
Se di a ju kam tregu, për momentin politikani i jem i preferuar është Avdullah Hoti. Nuk është hajn. Nuk është budall ideologjik. Nuk na çon në luftë me aleatët. Nuk ka pasuri nëpër ishuj.
Krejt çka i duhet Dullës është një koalicion më stabil. Koalicion që nuk të shantazhon çdo ditë.
Mënyra qysh Hoti e ka menaxhuar takimin në Shtëpi të Bardhë ka qenë mbresëlënëse. Nuk dha kurrgjo, e fitoi një njohje serioze dhe një mbështetje të vazhdueshme amerikane, potencialisht edhe ndonjë investim në ekonomi. I mirë në ekonomi. I sjellshëm me kolegë dhe me njerëz. Aspak malicioz. Siç edhe e patë me një anglishte shumë të mirë.
Fatkeqësisht një pjesë e njerëzve po kërkojnë yje të Hollivudit, që shkaktojnë drama çdo ditë e çdo javë.
Discussion about this post