Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani sot para mediave ka thënë se në rast zgjedhjeve, është shumë vonë që LDK të ketë mbështetje nga ajo dhe se me përjashtimin nga partia ka përfunduar gjithçka.
“Natyrisht që po dhe përgjigja konkrete e kësaj është vendimi i tyre i 20 qershorit për të më përjashtuar. Aty ka përfunduar gjithçka”, u shpreh Vjosa Osmani para gazetarëve.
Osmani ka konfirmuar se mund të bashkëpunojë me Kurtin e VV’së, por se kjo do të konkretizohet më vonë.
“Ne jemi në kontakt dhe diskutojmë për tema të ndryshme të bashkëpunimit, se si do të konkretizohet ky bashkëpunim në të ardhmen do të ju njoftojmë në momentin që do të konkretizohet”, u shpreh ajo.
Ndryshe, disa muaj më parë Vjosa Osmani është liruar nga detyra e saj si nënkryetare e LDK’së, pasi siç u tha nga kryesia e partisë nuk kishte qëndrim të njëjtë më me ata.
Osmani që nga prishja e koalicionit LDK-VV është treguar më e afërt me të dytit, duke kritikuar shumë partinë e saj.
Discussion about this post