Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga Partia Demokratike e Kosovës, Sejdi Hoxha tha PDK mund të votojë rrëzimin e qeverisë Hoti.
Ai sot në emisionin IMAZH në RTK tha se PDK-ja tha se Delegacioni i Kosovës që mori pjesë në marrëveshjen e Uashingtonit ka rëshqitur nga qëllimet e saj.
Hoxha vlerësoi se Partia Demokratike e Kosovës i konsideron zhgënjyese zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi. Pritjet e mëdha qytetare dhe të PDK-së për një marrëveshje finale që garanton njohjen e ndërsjellë, janë kthyer në një proces pa afat dhe me kompromise nga ana e delegacionit shtetëror të Kosovës.
Ndryshe PDK do të kërkoj seancë të jashtëzakonshme në ditët e ardhshme.
Discussion about this post