Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca beson se mos njohja e Kosovës nga Serbia në Uashington është heqja dorë më e madhe e shtetit kosovar.
“Na ka pas lodhë Avdullah Hoti duke na thënë se po shkojmë vetëm për njohje. Kjo ka qenë heqja dorë më e madhe e Kosovës”, u shprehë ai në “T7” fillimisht, transmeton Indeksonline.
Tutje, ai tha se është e pamundur të konceptohet Kosova pa Ujmanin.
“Heqja dorë e dytë është Ujmani. Thika është metaforë, thika është ndarje. Është vështirë me ekzistu Kosova pa Ujmanin, është e vështirë me u konceptu Kosova pa Ujmanin, është 70% e resurseve ujore në Kosovë”, shtoj Konjufca./Indeksonline/
Discussion about this post