Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë ditës së djeshme ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur për marrëveshjet e arritura në Uashington.
Ndonëse, u mbajt në ambient të hapur, presidenti Thaçi gjatë konferencës u pengua nga disa miza, shkruan Reporteri.
Në pamjet e publikuara shihet momenti i sikletshëm i presidentit derisa po u adresohej gazetarëve.
Kujtojmë se gjatë kësaj konference presidenti Thaçi tha se formalizimi i marrëveshjes në Uashington është produkt i një procesi të gjatë, por që gjithmonë i udhëhequr nga lidershipi amerikan.
Thaçi ka thënë se kjo ishte ndërmarrja diplomatike më serioze e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor në këto dy dekada. /Reporteri.net
Discussion about this post