Lëvizja Vetëvendosje e ka parë se e vetme nuk mund ta rrëzon Qeverinë Hoti pa bashkëpunim me partitë tjera, sidomos Partinë Demokratike të Kosovës ku janë opozitë së bashku, shkruan Gazeta Metro.
Vetëvendosje po shprehet e bindur se e vetmja zgjidhje për situatën në Kosovës është mocioni për rrëzimin e qeverisë dhe ardhja e tyre në pushtet përsëri.
Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca po kërkon ndihmë dhe përkrahjen e PDK’së dhe AAK’së për realizimin e qëllimit të tyre, pra rrëzimin e Hotit nga pushtetit.
Konjufca po deklaron se marrëveshja e fundit e nënshkruar nga kryeministri Hoti në Shtëpinë e Bardhë është e dëmshme dhe sipas tij kjo qeveri po bën kompromise të këqija me Serbinë.
“Me këso marrëveshje qeverisja e ardhshme e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk ka dhe nuk ndjen kurrfarë obligimi as ligjor, as kushtetues, e as ndërkombëtar që t’i qëndrojë prapa kompromiseve të këqija të kryeministrit jo legjitim Avdullah Hoti. Po ashtu meqenëse kësaj marrëveshje po i qëndron prapa vetëm gjysma e LDK-së dhe vetëm gjysma e Nismës, pra kaq e ka legjitimitetin e brendshëm kjo marrëveshja. Veç gjysma e LDK-së dhe gjysma e Nismës e përkrah këtë marrëveshje. Atëherë kjo është një moment i mirë që ta rikthejmë në qendër të vëmendjes mocionin që duhet t’i bëhet kësaj qeverie ashtu që ta kuptojmë që është koha e duhur që përmes mocionit të rrëzohet në Kuvend të Kosovës një qeveri të tillë. E cila edhe vazhdon me këtë avaz edhe në Bruksel prej këtij takimi që aktualisht është duke ndodhur do të vijnë edhe kompromise më të dëmshme për Kosovën”, tha Konjufca.
Discussion about this post