Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës, Agim Veliu, ka deklaruar se partia që udhëhiqet nga Isa Mustafa nuk do të ndahet.
Këto komente ai i bëri gjatë një vizite në Gjilan. Veliu ka folur edhe për kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani, e cila, sipas tij, vetëm fizikisht është në LDK.
“LDK-në deri tani nuk ka mundur ta ndante askush. Nga LDK-ja mund të ndahen vetëm individët. LDK-ja është parti tepër e organizuar me një histori të gjatë. Është partë politike që iu ka qëndruar stuhive dhe nuk e besojë se dikush mund ta ndajë e aq më pak Vjosa Osmani, e cila ka kohë që punon kundër LDK-së dhe është jashtë partisë me punë dhe veprime, ndërsa me trup ka qenë”, është shprehur ai. /Indeksonline/
Discussion about this post