Naser Rugova nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka komentuar përafrimin e Vjosa Osmanit me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Kalimi i saj haptazi në taborin e VV-së është edhe përgjigjja ime pyetjes se pse tash e disa muaj nuk kam besuar më në znj. Vjosa Osmanin. Është për keqardhje se si një intelektuale si ajo bëhet krah e fallangave të kuqe që duan ta shkëpusin Kosovën nga familja perëndimore”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton IndeksOnline.
Kurse, kreun e LVV-së, Albin Kurti, e ka krahasuar me Enver Hoxhën.
“Albini është si Enver Hoxha, sepse do ta fusë Kosovën dhe shqiptarët në konflikt me Amerikën, ndërkaq fajtor për ngritjen e Albinit është Hashim Thaçi me shokë. LDK-ja do t’i mbijetojë edhe kësaj sfide dhe nuk do të lejojmë aventura me fatin e Kosovës”, ka shkruar Rugova. /IndeksOnline/
Discussion about this post