Kryeministri Avdullah Hoti, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Bruksel, shkruan GazetaBlic.
Ai do të takohet me Presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, Grupin e Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian, Eurodeputetë, si dhe Komisionin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian.Në këtë takim temë diskutimi mund të jetë edhe liberalizimi i vizave për Kosovën.
Por, që në njoftimin nga kryeministria ende nuk kanë dhënë detaje se cila do të jetë tema e këtyre takimeve.
Njoftimi i plotë:
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, më 10 shtator 2020, do të qëndroj për vizitë zyrtare në Bruksel.
Gjatë kësaj vizite Kryeministri do të zhvillojë disa takime në Parlamentin Evropian, ku ndër të tjera do të takojë Presidentin e Parlamentit Evropian, z. David Sassoli, Grupin e Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian, Eurodeputetë, si dhe Komisionin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian.
Discussion about this post