Zyrtarja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu është përplasur në “Debat Plus” me analistin Imer Mushkolaj për debatet Grenell-Kurti.
“Ne kemi pasur të drejt kur kemi kundërshtuar demarkacionin. Ne kemi pasur të drejt dhe kjo nuk na ka bërë anti amerikën. Për mua është e papranueshme qasja e Grenellit”, ka deklaruar Albulena Haxhiu.“Kjo deklaratë e ka dhënë efektin e vet pasi sot askush nuk po flet për marrëveshjen por për deklaratën e Grenellit”, ka shtuar Haxhiu.
Ka reaguar analisti Imer Mushkolaj i cili ka thënë se nuk mund të bëhet ndarja mes Grenellit dhe Trumpit.
Discussion about this post