I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se në takimin në Shtëpisë së Bardhë s’ka pritur njohje reciproke, pasi siç ka thënë ai, është një proces më i ndërlikuar, shkruan GazetaBlic.
“Ne kemi pritur të diskutohet edhe çështja e njohjes reciproke, s’kam pritur që do të marrim njohjen se e di është një proces më i ndërlikuar, pasi duhen detaje. Por, në përgjithësi është marrëveshje e mirë, në investime strategjike”, ka thënë ai.Mustafa ka folur edhe për mini-Shengenin, të cilin para një viti e kishte quajtur mini-shengeni i jugosllavëve.
“Ne do të kujdesemi si LDK por edhe qeveria që mini-Shengeni do të realizohet deri në kufijtë ku nuk preket sovraniteti shtetëror i Kosovës”, ka thënë Mustafa në T7.
“Vërejtja jonë për mini-Shëngenin është se ne nuk duhet të institucionalizojmë organizimin e mini-Shengenit, por ajo që duhet të jetë në harmoni me proceset e Berlinit. Ne duhet të krijojmë kushte për qarkullim të lehtë të mallrave. Por, nuk jemi të gatshëm që ne të bëjmë union doganor”, ka thënë Mustafa.Duhet potencuar se në nëntor të vitit 2019, Mustafa kishte pas mendim tjetër. Në profilin e tij i pari i LDK-së kishte shkruar se në cilat kuzhina është duke u zier mini-shengeni.
“Mini-shengeni i mini-jugosllavëve. Në cilat kuzhina po zihen projektet e Unionit Doganor të Shteteve të Ballkanit Perëndimor, të Tregut të Përbashkët të Shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe së fundmi të Mini-shengenit ndërmjet këtyre vendeve”, kishte shkruar Mustafa./GazetaBlic
Discussion about this post