Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka folur për strukturat e reja që do të vijnë në partinë e re të Vjosa Osmanit.
“Pas Vjosa Osmanit do të vijnë themeluesit e LDK’së. Nuk do të thotë që janë vetëm këta. Janë edhe shumë njerëz profesionistë nga Shoqëria Civile, e më së shumti përkrahje kemi nga diaspora”, është shprehur Avdyli.
“Ka edhe nga strukturat e LDK’së që do të vijnë sepse ekziston një dëshirë e madhe të na përkrahin. Kjo për shkak se kontributin e tyre donë të japin për LDK’në, por po e shohin si është gjendja në LDK”, ka thënë Avdyli në T7.
Avdyli gjithashtu tha se ideja për largimin e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit, nga LDK’ja erdhi nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreu i LDK’së, Isa Mustafa.
“Ideja për largimin e Vjosa Osmanit unë besoj se kjo është ide e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës. E ndihmuar nga ata që shkonin edhe te Grenelli për ta informuar se sa keq janë këta “poshtë”. Bëhet fjalë për Agim Veliun, Skënder Hysenin dhe Agim Veliun”, shtoi Avdyli.
Discussion about this post