Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se partia e tij do ta përkrah mocionin e VV-së për ta rrëzuar Qeverinë Hoti.
Ai në “Prime Time” tha se nëse VV i sjell 40 nënshkrime të cilat janë të nevojshme për të thirrur seancën e jashtëzakonshme, ata do ta votojnë rrëzimin e qeverisë, shkruan Indeksonline.
Veseli ka komentuar edhe marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, në Washington, duke thënë se delegacioni ynë ka dështuar, pasi që marrëveshja nuk rezultoi në njohje reciproke.
Discussion about this post