Ivica Daçiq nuk pritet të jetë më shefi i ri i diplomacisë serbe. Ka muaj që ai është zhdukur nga skena politike serbe.
Ai po ashtu nuk ishte me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq në takimin në Uashington.
Zëvendëskryetari i Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë, Borko Stefanoviq në një prononcim për mediat serbe tregoj se kush mund ta udhëheq diplomacinë serbe.
Emri i parë është Marko Gjuriq.
Sipas ” Vecernje novosti “, i ashtuquajturi kryetar i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë është më favoriti për ta marrë këtë pozitë.
Gjuriq ishte me Vuçiqin në takimin që u mbajtë në Shtëpinë e Bardhë.
Emri tjetër është Marko Cadez, udhëheqës i Dhomës së Tregtisë së Serbisë.
Discussion about this post