Zafir Berisha para dy ditësh është emëruar koordinator nacional për Siguri Kibernetike të Kosovës.
Emërimi i Berishës në këtë pozitë u pa me çudi nga shumë persona, ndërsa edhe më i pazakontë ishte arsyetimi i tij me ironi për emërimin e tij në pozitën e koordinatorit për kibernetikë.
Ai kishte thënë se është i gjatë 1.83 metra, si arsyetim ironik për t’u vetëkonsideruar si specifik për këtë pozitë.
Sot, gazetarja e #Gjesi e ka provuar këtë deklaratë të Berishës. Kur është matur, gjatësia e tij ka dalë të jetë 1.80 metra.
“Jam i gjatë 1.83 metra. Për këtë jam specifik. Askush nga kolegët e mi nuk është sa unë”, kishte deklaruar Berisha para dy ditësh, kur është pyetur për specifikat që posedon për t’i ushtruar detyrat e koordinatorit për kibernetikë.
Pas emërimit të tij, atij i ishte hakuar llogaria personale në Facebook.
Discussion about this post