Zyrtarët e PDK-së i kanë reaguar kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili mbrëmë tha se dosjet që po vijnë në OVL-UÇK, janë filma të lodhtë pasi Thaçi këndoi si bilbil në Speciale.
Anëtari i kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë se deklaratat e Kurtit janë në përputhje me deklaratat e Serbisë.
“Nëse e shikoni linjën e deklaratave të Albin K. të bëra përgjatë aktivitetit të tij politik – ato gjithmonë janë në përputhje me deklaratat e Serbisë ose i shkojnë shumë përshtat Serbisë. Kundër Republikës së Kosovës ka folur dhe e ka luftuar gati njejtë sa Aleksandër Vuqiqi, Ivica Daqiqi, Vojisllav Shesheli, e plotë të tjerë secili më i zi se tjetri. Njejtë si ta ka folur edhe kundër miqëve amerikanë, sa herë e ka pasë rastin”, ka shkruar Gjoshi në rrjetin social Facebook.
Sipas tij, Kurti po vazhdon njëjtë me deklarata të tilla, të cilat ta mbushin mendjen se po përgatiten në Serbi.
“Edhe sot prapë i njejtë. Deklaratat e tij të mbushet mendja që po i përgatitin në Serbi. Askush deri më sot nuk e din përgjigjen lidhur me dosjet e Gjykatës Speciale, por ky njeri i kapluar nga konspiracionet dhe paranojat – ka përgjigje për gjithçka. As aktivistët e partisë së tij nuk kanë më nerva të dëgjojnë konspiracione dhe paranoja”, ka shkruar ai.
Madje, Gjoshi thotë se kreu i VV-së po rrin në një këmbë për eliminime politike nga Specialja.
“Ky njeri që dikur çirrej në Kuvend >mos e votoni Specialen se nuk ju dorëzojmë< – sot nuk mundet ta mbajë maskën më gjatë. Të gjithë e dijmë se ai po rrin në një këmbë për eleminime politike”, ka theksuar Gjoshi. /Insajderi.org
Discussion about this post