Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga PDK, Ganimete Musliu ka krahasuar kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin me Esad Pashë Toptanin, shkruan Gazeta Metro.
Përmes një shkrimi në Facbook, Musliu ka shkruar se Hoti në emër të Qeverisë paska amnistuar Eulex’in duke i cilësuar veprimet e tyre në kuadër të drejtësisë.
“Dulla në emër të qeverisë I paska amnistuar veprimet e Eulexit si veprime në kuadêr të drejtësisë. Me të njejtën frymë Dulla thotë mirë e ka Eulexi e mirë e ka pasë UÇK-ja!”, ka shkruar Musliu.
Ajo ka kritikuar Hotin se nuk ka reaguar dje për arrestimin e ish ushtarët e UÇK’së, prandaj nuk mund të flet as sot për drejtësinë.
“Ti Dullë nuk fole dje kur u arrestuan ish ushtarët e UÇK-së, nuk mund të flasësh as sot për Drejtësi duke e ulur koken para padrejtësive. Dulle a i kerkove Eulexit sqarime për arrestimet e djeshme te cilat ti i arsyeton sikur te ishe zedhenes i Gjykatës? A i kerkove sqarime për nxjerrjen e dokumentave sekrete? Pse te arrestohet pranuesi e jo derguesi? Dulle a je Kryeminister i nje shteti apo nje marionetë që dirigjohet nga larg?
Dullë je kryeministër dhe ke përgjegjesi që ti drejtohesh popullit që po tē nëpërkëmbët. Amnistimi i Eulexit 24 ore pas ngjarjeve është deftesë e mjerimit tënd politik.
Dullë kanë ardhë në këtë tokë lloj lloj sulltani e historia jonë njehë edhe Toptana. Ata vijnë e shkojnë Dullë, ne do të mbetemi këtu; disa ballëndritur e disa të turpëruar”, ka shkruar tutje Musliu.
Postimi i plotë:
Paska folë Dulla
Dulla në emër të qeverisë I paska amnistuar veprimet e Eulexit si veprime në kuadêr të drejtësisë. Me të njejtën frymë Dulla thotë mirë e ka Eulexi e mirë e ka pasë UÇK-ja!!!!!
Jo, Dullë! Mirë Eulexi e mirë UÇK-ja nuk shkon sepse vetëm njëra palë po prangoset.
Ti Dullë nuk fole dje kur u arrestuan ish ushtarët e UÇK-së, nuk mund të flasësh as sot për Drejtësi duke e ulur koken para padrejtësive. Dulle a i kerkove Eulexit sqarime për arrestimet e djeshme te cilat ti i arsyeton sikur te ishe zedhenes i Gjykatës? A i kerkove sqarime për nxjerrjen e dokumentave sekrete? Pse te arrestohet pranuesi e jo derguesi? Dulle a je Kryeminister i nje shteti apo nje marionetë që dirigjohet nga larg?
Dullë je kryeministër dhe ke përgjegjesi që ti drejtohesh popullit që po tē nëpërkëmbët. Amnistimi i Eulexit 24 ore pas ngjarjeve është deftesë e mjerimit tënd politik.
Dullë kanë ardhë në këtë tokë lloj lloj sulltani e historia jonë njehë edhe Toptana. Ata vijnë e shkojnë Dullë, ne do të mbetemi këtu; disa ballëndritur e disa të turpëruar.
Discussion about this post