Në vitin 2016 në Kuvendin e Kosovës ishte diskutuar ndryshimi i ligjit për veteranët e UÇK-së. Ish- ministri Arban Abrashi atëbotë kishte thënë se me këtë ligj do të bëhej kategorizimi i veteranëve
Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishte ngjallur debate të ashpra në Kuvend, ku nuk kishin munguar as sharjet e fyerjet.
Krerët e Shoqatës së Veteranëve Hysni Gucati dhe Nasim Haradinj kishin përcjellur punimet e Kuvendit nga lozha. Ata i kishin reaguar ashpër deputetes së Vetëvendosjes Aida Dërgutit, e cila i kishte akuzuar ata se nuk po i përfaqësojnë denjësisht veteranët, por interesat e tyre personale.
Nasim Haradinaj në një debat televiziv ku është folur për vrasjet e zyrtarëve të LDK-së kishte thënë se “punë e madhe që janë vrarë” ata, gjatë debatit të vitit të kaluar kishte mbetur pa fjalë kur Daut Haradinaj i kishte quajtur mashtrues ordinerë, por pak më “trim” me Aida Dërgutin.
Por, në këtë përplasje bie në sy akuzat e deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj, drejtuar krerëve të OVL UÇK-së.
Deputeti Haradinaj në një moment shprehet aq ashpër, sa që thotë se këta nuk e përfaqësojnë.
“Ju nuk më përfaqësoni. Shikoni more çfarë keni bërë. Dezertorë”, janë disa nga fjalët e Daut Haradinajt që ia thotë në sy Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit.
Kujtojmë se Gjykata e Specializuar e Hagës ditë më parë kanë lëshuar një komunikatë adresuar mediave ku tregohet arrestimi i i nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj.
Sipas komunikatës, Nasim Haradinaj u arrestua dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, me arsyetimin se dyshohet se ka kryer vepër penale; kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës.
Discussion about this post