Kamerat e sigurisë në një hotel në Rumani, kanë fiksuar momentin teksa një nënë hedh fëmijën e saj forcërisht në dysheme, teksa ishte duke debatuar ashpër me partnerin, si rezultat vogëlushja ka pësuar plagë të rënda dhe ndodhet në njësinë e kujdesit intensiv.
Gruaja 21 vjeçe, një shtetase italiane, por që ndodhej në hotelin rumun, prej dy muajsh për shkak të bllokimit të koronavirusin, raportohet se hodhi fëmijën me sa fuqi kishte në dysheme, sepse ishte e acaruar së tepërmi me partnerin.
Incidenti ka ndodhur në një hotel në qytetin Timosioara. Mësohet se vogëlushja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe mjekët po bëjnë gjithçka për ta shpëtuar atë, shkruan Daily Mail.
Ndërkohë, 21 vjeçarja ndodhet në ambientet e paraburgimit, derisa gjykata të vendosë për fatin e saj.
Discussion about this post