Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismajli, ka thënë se ka qejf që të garojë për kryetar të Prishtinës.
“Dëshira ime është që të jem kandidat. Kam një dashuri për qytetin e Prishtinës, konsideroj që është më shumë se një vendbanim. I janë bërë shumë gjynahe këtij qyteti”, është shprehur Ismaili.
Tutje, ai tha se një nga problemet më të mëdha është infrastruktura e çerdheve.
“Për neve si qytetarë të Prishtinës kemi probleme të mëdha me çerdhe. Ndërkohë që këtë kosto e paguajën gratë”, ka thënë Ismaili, në T7.
Gjithashtu, ai tha se garimi për Prishtinën do të ishte nder dhe privilegj për të.
“Politikat publike në Prishtinë kanë munguar shumë. Kish me qenë nder dhe privilegj dhe kam qe me garu për të. Kam qejf me garu jo për pushtet të kryeqytetit, por që të bëj më të mirën për kryeqytetin”, shtoi Ismaili. /Insajderi.org
Discussion about this post