Dy kërkesa ka nisur deri më tani Ministria e Shëndetësisë në Policinë e Kosovës dhe në Autoritetin Kosovar të Konkurrencës, ku kanë kërkuar që të hetohet abuzimi i çmimeve me pajisjet e nevojshme për mbrojtje nga koronavirusi.Në këto letra që ka siguruar Express, thuhet se MSH’ja ka konstatuar se në terren ka ngritje të çmimeve nga operatorët ekonomik, e për këtë cështje kanë kërkuar nisje të menjëhershme të hetimeve.Në një kërkesë që ka siguruar Express, e që mban datën 10 mars, Sekretari i Përgjithshëm i MSH’së, Naim Bardiqi ka kërkuar nga Riza Shillova, drejtor në Departamentin për hetime në Policinë e Kosovës dhe Valon Prestreshi kryetar në AKK, që të hetojnë këtë rast.
Në këtë letër thuhet se në aktivitetin e parë të prokurimit të iniciuar me emergjencë për shkak të çmimeve abuzive, MSH e ka anuluar aktivitetin dhe shkaku i gjendjes epidemiologjike është detyruar të ritenderoj prap me urgjencë.
“Përderisa MSH është e obliguar që të filloj procedurë tjetër të rregullt me afate të shkurta shkaku i nevojave imediate për mbrojtje nga koronavirusi dhe prap priten çmime të njëjta”, thuhet në këtë kërkesë.Ministria që udhëhiqet nga Arben Vitia thotë se pas inicimit të procedurave për prokurim, ofertat e operatorëve ekonomik kanë qenë me çmime abuzive të cilat kanë tejkaluar vlerën e parashikuar.Sipas MSH’së pas hulumtimit të tregut kanë konstatuar që çmimet momentale janë të fyera n ë raport me vlerën e parashikuar.
Një kërkesë të njejtë, nga MSH’ja e kanë nisur edhe dy muaj më vonë, saktësisht me datë 12 maj. Sekretari i MSH’së, Naim Bardiqi ka kërkuar nga Shillova dhe Prestreshi që të vazhdojnë të hetojnë rastet e abuzimeve me çmime, duke deklaruar se ky trend po vazhdon të jetë prezent.
Nga ky institucion deklarojnë se ofertat e operatorëve ekonomik në disa raste po vazhdojnë me çmime abuzive.
Për këtë cështje është diskutuar edhe në mbledhjen e djeshme të Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.Pas takimit, ku raportoi edhe sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiq, kryetarja e komisionit, Albena Reshitaj, kërkoi nga prokuroria që t’i fillojë hetimet në lidhje me dyshimet që kanë shfaqur deputetët për keqpërdorime në MSH.“Në këtë komision çështje tjetër ishte keqpërdorimi i tenderëve në këtë kohë të pandemisë. Deputetët shfaqën dyshimet e tyre në lidhje me disa kontrata të paligjshme nga Ministria e Shëndetësisë, në kohë të pandemisë COVID-19”, tha ajo.Se kanë kërkuar hetime ka deklaruar dje edhe para komisionit sekretari i MSH’së,
Bardiqi deklarohet se kanë kërkuar që të anulohet një tender prej 8 milionë eurosh si shkak i keqpërdorimeve në të cilin është paraparë rritja e çmimeve të masave mbrojtëse.Sipas tij, vlera e tyre në vitin 2019 ka qenë 1.40 euro kurse gjatë pandemisë maska ka pas vlerën prej 20 euro e alkooli 40 euro. Ai tha se nga Policia iu është raportuar se këta operator ekonomik kanë të drejtë të rrisin çmimet pasi nuk ka ligj që i sanksionon.
Discussion about this post